>
LETERSISHQIP

Më Shoqëro

Në netët e ftohta pa rrymë
Kur fisnikëria duket absurde
Retë mbulojnë qytetin
Mjegulla më përqafon
Më shoqëro.

Jam para thyerjes
Bërtas për shpëtim
Humnera e gjërë gllabërit ankthet e mia
Më shoqëro.

Disponimi më mundon
Dritat e quditshme në qendrën e sistemit nervor
Më mungon ajri
Tentoj të notoj në jetë
Më shoqëro.

Frymëzimi takon së kaluarës
Dorën tënde nuk arrij të gjej
Shtratin e kam të zbrazët
Je largë ledhatimit tim
Më shoqëro.

Zgjohem pa vetëdije
Nuk ndëgjoj frymëmarrjen tënde

Fundosen ajri dhe shpresa
Errësira më ngulfat
Më shoqëro.

Kur vllau përplas derën
Motra nuk të njeh
Fisi grabitëqar
Xhepin të dhunojnë e përdhunojnë
Më shoqëro.

Gjindur në ambis të jetës
Zhgënjyer
Kur bota të urren
Jam i ulur buzë urës
Më shoqëro.

Notojmë në thellësit blu
Frymëmarrja nuk ekziston
Koha dhe ora ndalen
Jam mirënjohës për shoqërim.