Tema: Poezi Trimërie

Vashëzo …je Krenare

Plumbi më kërkon ai i dushmanit
Në këtë vatër në erupcionin e vullkanit
Jam i qetë syqel përkulem flamurit
Derisa qëndroj në roje të nderit.

Shteti Vashëza notojnë në piedestal të ngritur
Rinia çiltërsia bedem i pamposhtur
Me gjenerata në gjakun e Shqiptarit kalitur
Rroj përjetësisht në dashuri të gdhendur.

Lokja ime e dashur bukur madhështore
Për ty janë shkruar poezi parajsore
Ne -Zonjë e bekuar jemi fuqia e Juaj burimore
Andaj nëna ime Atdhe je krenare.

tyran spahiu
vargje poetike IV
poezia....

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë