>
LETERSISHQIP

Burrë...

…shtrirë në kolltukun e mëndafshtë
Këmbët mbi tavolinën e verdhë
Çorapet e bardha markë politike
Ndriçojnë ambientin e tij.

Burraci i qetë natyrë ‘ëmbël’
Kafen e mëngjesit përshëndet
Ulur ballë pamjes sime
Thashë kamerierit sy gjelbër
Sot kafen unë qëras…

Ngriti dorën i mrrolur urdhëroi
Kamerier mik im i dashur
Edhepse jam i djersitur
Tani do shkojë në rrojtore
Tregoi poetit në kënd
Jam urdhërdhënësi dirigjoj yjet
Me ujin e pijes stolis tavolinat e juaja
Dritëzimin higjienën unë zbukuroj
Andaj thuaj mësuesit poemëdashës
Arsimtarin poetin tonë të nderuar
Unë qëras…

Mësuesi me gazetën nën sqetull
Syzet e vjetra të trasha
Kapela stili Che Guevara
Ngriti lartë duart peshoi qiellin
Falenderoj o i Madhi Zot…

Vonë u këndell burraci i fjalës
Hodhi shikjimin në tavolinën e zbrazët
Në kthesë tek libraria PENA
Me dorën e ngritur lamtumirëse
Përshëndet mësuesi poeti ynë .