>
LETERSISHQIP

Lokja

Buzëqeshja fluturon lartë në kënaqësinë e qiellit
Në thellësitë e panjohura të hapësirës
Ndjenjat ndeshen me imagjinatën
Ne vendin ku lind prindëria.

Premtimet tingëllojnë në pafundësi
Emocionet dridhërimat treten në gëzim
Si lulet në kështjellën e parajsës
Ndihet kujdesi i zjarrtë në ajër.

Mbuloj me duart e lodhura yllin e shpirtit
Fjalët e buta e ledhatojnë
Dallëndyshja misterioze krahëlehtë
Me cicërimat e saj përshëndet këtë dashuri.

Zbres shkallëve të ajrit në shtëpi të bekuar
Djepi kuq e zi posi dallgat e pranverës
Në këtë qetësi hyjnore poemat mbizotrojnë
Për kurorën e jetës Loken zonjën e dashur të shtëpisë.

Lokja ime në moshë gjysmë e verbëruar
Hedh shikjimin në të zezë ndëgjim nuk ka
Afrohem përqafoj i lotuar
Shihet drita kurrë jo e shuar në fytyrën e saj.

tyran prizren spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla