Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Shoqërinë

Vashëza Prizrenase

..ulur në marashin epik
Veshur lehtë e arnuar
Si thupra e pranverës
Turpëruar ulë kokën nga shikjimet.

Është ajo vajza prizrenase
E butë dashur e sinqert
Mbuluar me ndjesi të çiltër
Jeton e përmalluar për mirësi.

Koha e vrazhdë përqafon bukuroshen
Mospasja huton këtë vogëlushe
Drithërimat e barkut të zbrazët
Ndëgjohen tek shetitësit e rastit.

Mo qaj engjëllushe e Lidhjes
Je e vogël në kohë të dhunuar
Do të të ofrojmë barkun plotë
Në rëzë buzë kalasë.

Xhaxha i dashur njeri i mirë
Në shtëpi vogëlushët vajtojnë
Uritur sëmurë buzë humnerës
Presin dorën që kurrë nuk vjen.

Jemi të vetmuar lënë pas dore
Në atë kasollë lartë tek DallTullumi
Afër rrjedhë Kasëmbegu xhaxhi
Ja aty është çerdhja jonë.

Goce e vogël eja në gjirin tim
Më përqafo vogëlushe e dashur
Do zbres yjet nga qielli
Princeshë e vogël prizrenase…

tyran prizren spahiu
vargje poetike III
mbaj.......
www.teksteshqip.com

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet