Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Dashurie

Baresha

Loz kënaqësia në trupin e saj
Bari i njomë shkëlqen në kullota të fshatit
Në gardhin e rrethuar me thupra shelgu
Pamje idilike përqafon qengjin i bardhë.

Ulur në gëzof e vetmuar nga shikjimet e huaja
Peisazh për sy e kënaqësisë natyrë
Baresha bjondinë si pallua e bukurisë
Gëzon rrezet e pranverës pran likenit blu.

Dritëzat e diellit turpëruar largohen
Uji nga bjeshka vrullshëm anashkalon
Cicërimat e natyrës në simfoni këndojnë
Bareshën e dremitur djaloshi e ledhaton.

Ngriten me ardhjen e puhisë së muzgut
Si pianoja dhe violina e koncertit maestral
Ndëgjohen tingujtë në hapësirën e dashurisë
Lulëzojnë ndjenjat e pastra burimore.

Dorë për dore sfidojnë kapriçet e rrethinës
Më fisnikëri të dhuruar nga pastërtia e bekuar
Në hapësirën pa ajër lundërojnë krijesat
Shtigjeve të kënaqësisë të mrekullisë dashuri.

Tyran spahiu
Vargje poetike IV

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet