Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Dashurie


Renesansa E Artit

Oborri frymon melodi
Vardiset krizantemave princeshë
Orkidet tupëruar nga xhelozia
Ndëgjohet simfonia e luleve mbretëror.

Dielli me kujdes flakëron
Hëna e fsheh fuqinë e saj
Me madhështi uji freskon
Bukuroshet krenare frymëzojnë.

Aty pranë
Shplohet parajsa tokësore
Rrjedhë burimi dhe gumëzhon
Palluat përshëndesin dashurinë.

Veshur me kostum renesanse
Në ballon pranverore te likeni i mjellmave
Dinastia mbretërore Tamej
Zhvesh madhështinë e fjalës së shkruar.

Halfa përcjellur me magji
Dhe tonet e dashurisë shpirtërore
Shoqëruar nga trupat hyjnor
Dehin renesansën e artit të poezisë.

tyran spahiu
vargje poetike VI

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



Nuk ka akoma asnjë votë


Komente 0