>
LETERSISHQIP

Ti Prizren

U takuam në Trafalgar Square
Qytetin e mbretëreshës
Para parkut memorial
Te pemëshitësi Flamur
Më pyeti i përmalluar
Për dashurën dhe mistresen e tij
Pangopur reagoi
Me këngën thurrur në trurin e tij.

Para shumë viteve isha në Prizren
Në Qytetin e Lidhjes
Vizitova Pesëqindvjeçarin
Rrapin Legjendar
Vazhdova në Hamam
Banjon e Përkryer
Bleva Plisë dhe Baston
Në Shadërvanin Epik
U ngjita shkallëve
Sinan Pashës Xhami
Pamja gëlltiti Qytetin
Këmbët e lodhur
Më quan naltë në Kështjellë
Nuk arrita të gjejë Xhaminë Qiellor
Zbrita te Kroi i Ftohtë
I Gani Tadës
Pakëz më lartë
Fuqia dridhi
Lidhja dhe Bajraklia
Më mposhtën

Sytë u ngritën
Në ornament
Këtu është mbajtur Lidhja
1878
E Burrave Shqiptarë.

Koha dhe uji i ftohtë
Emocionet mi qetësuan
Kafja dhe tobako drumi
Më përlotën
U ngrita ende nën ethe
I urritur për të parë
Etur për dije
Hyra në Bajraklin Monumentale
U ula
Imagjinova Shqypet në këtë Faltore

Rruga më shoqëroi
Te Emin Pasha
Familja Rotlla Prizrenase
Dëshiroja të shkeli Urën e Gurit
Që aq shpeshë kam parë
Në imagjinatën time.

Kafja pran Lumbardhit
Me shije të vet
U drejtova te Hanxhitë në Han
Të sublimojë krenarin tim.

tyran prizren spahiu
vargje poetike IV