>
LETERSISHQIP

Poema E Gjakosur '999

Gjynjëzuar kthyer kah lindja pëshpërisim
Errësira rrethon dhe frikëson
Qiriri i ndezur fytyrat e kuqërremtë
Janë zonja e shtëpisë fëmijët nuset e reja.

Tërë qenia përkushtuar jashtë
Dhoma e vetmuar heshtje varri
Frymëmarrja e rënduar ftohti mbretëron
Frika gjaku i ngrirë hapësirën strehon.

Thotë mos bënë zë janë hienat e natës
Paramilitarët me shall të gjelbërtë
Mercenarët tru djallëzuaritë
Me shpatë dy tehëshe dhe kallash në dorë.

Ndëgjohet ‘Bum’ I fuqishëm zjarri mbërthen
Po po u goditën ata
Na prêt hakmarrja e tmerrshme mjerrë na
Zot tani do vërsulen në fëmi e pleqë.

Qetësi para suhisë ndalet koha
Heshtje heshtje errësirë frikësuese
Bang bang dera e shtëpisë thehet
Çizmet e rënda fjalët e pakuptueshme gjakun ngrinë.

Nata e tmerruar fshehet pas territ
Pika e fundit e ditës largohet
Puhia e lehtë parandjejnë kasaphanen
Fryma ndalet lugina mbi fshat gjëmon
Ulëron natyra
Papritmas qetësi
Qetësi vdekjeprurëse.

Ndëgjohen britmat ç’njerëzore
Jashtë jashtë
Strukur shikjojmë njeri tjetrin
Errësira e mallkuar na pengon
Ndodhi
Shpërthim i fuqishëm shpërthim
U dridhë toka u shemb tavani
Gjak gjak gjak kudo…

Zëri i hollë çan ajrin
Nana nana nana çohu nana
Vaji mbërthen shpirtin copton
Pikat e gjakut na mbulojnë.

Dhimbja më mbërthen dhimbja e fortë
Ngadal largoj një copë beton
Errësira edhe më kërcënuese
Vjelli barkëqitja më mundon.

Zërat u kthyen përsëri nusja kjan
Jo jo mos më merrni brenda i kam fëmijët
Largohet vetura apo kamioni nuk di
Qetësi qetësi mortore …

Rrezet e para të diellit të dimrit
Nën dritaren e thyer dëshmojnë orgjinë
Tmerr tmerr Zot i Madhë
Më merr edhe mua o i Madhi Perëndi.

Lotët derdhen nga qielli i zymtë
Nuk ndëgjohet asgjë natyra e vdekur
Djajtë quditen për të bërat e njeriut
Luciferi tërhiqet nga kjo katrahurë.

Ndëgjohen hapat më kthejnë në jetë
Afrohem dritares sytë lartë në qiell
Vallëzojnë si bletat në hapësirë
Avionët e shumtë ekspodimet njëpasnjëshme.

Dera e hapur më shpie në pyllin e afërtë
Këmba më ther humbi vetëdijen
Lagështi ndiej………………..
Hapi sytë i lodhur ftohti ngrinë
Dhimbje sërish dhimbje
Naë largësi dielli perëndon.

Zërat afrohen ç’ndodhë tani
Po po flasin shqip
Thërras me zë të ulët jam unë
Më ndihmoni këmbën e kam të thyer.

I fuqishmi hyri në shtëpinë e masakrës
Sërish heshtje e mallkuara qetësi
Sytë e përlotur zëri dridhej
Pash vrarë të gjithë fëmi femra….

Retë e zeza të dendura na mbulojnë
Shiu i fortë më rëndon
Duhet hapur varret janë shumë
I moshuari me mjekër të bardhë i lodhur
Djema hapim vetëm një
Një të madhe
Merrni dokumentet gjësendet tjera
Ikim pastaj nga ky tmerr djemtë e mi…
vargje poetike V
pesë shtylla