Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Tema: Poezi Dashurie

Përqafoj

Errësira në hijen e saj
Fshehtazi më fton në përqafim
Shtriej duart zgjaten pa masë
Arrijnë figurën e baroneshës hije.

Imagjinata udhëton në sallën e ballos pranverore
Veshurë bukur me maska mesjetare
Si dy pëllumbesha përqafuar nga fluturat
Vazhdojmë me hapat e baletit të mesnatës.

Në fund të dritës shoqëruar
Mjellmat e bardha varkën vozisin
Mjegull mistik fsheh të bërat e zjarrta
Nga lartë gjysmëhëna na uron.

Ju të bashkuar nën aureolën e epshit
Futuni në mbrojtjen e hijes sime
Si dy margaritarë të qelësit të dashurisë
Do rrugëtoni në mbretërinë time.

Atje lartë do notoni në kohë
Shoqëruar me miliona yje
Ejani ju krijesa hyjnore
Të ju përqafoj në gjithësinë e përjetshme.

tyran prizren spahiu
vargje poetike IV
poez..........

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  5

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet