>
LETERSISHQIP

Iki Rinia

Shfletohen vitet e stuhive të jetës
Derdhet koha e rinisë
Endem kafeve dhe pabeve
Mëngjesi më shoqëron në banesë.

I dehur dita më fajëson
Nata më përkdhel në harmoni gazmor
I etur për ngrohtësi femëror
Vetmia vazhdon të më mundon.

Rrjedhin vitet ndëgjohet pleqëria
Troket rinia moshës në afërsi
Tentoj të iki më zbraps errësira
Mundim-dhimbjet tani janë pronësi.

Pres shpresat si dimri vjeshtës
Dorëzohet gjelbrimi natyrës së bardhë
Sytë e lodhur kërkojnë mbështetës
Në vetmi natyra ngadal ngordh.

Thërras me zë të lartë imazhin rini
Më mposhtë e urryera frikë
Ëndrroj energjinë buzëqeshjen magji
Derdhen rrudhat në shtratin mëri.

tyran prizren spahiu