Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Tema: Poezi Dashurie

Kafe Me Nusen

Në agim të ditës pranveror
Tavolinën tonë buzë Lumbardhit
Në qetësi kamerierët të përgjumur
Sjellin pijen kënaqësinë e ekstazës…
Dhe
… kur nuk do frymoj më
Kafja e mëngjesit e çuditur
Dashnoret tona Marashi Rrapi Keji e Korneri
Do pyeten
Do vëzhgojnë-kërkojnë ethshëm sylotur
Ku janë simbolet e qytetit…
Nga lartë retë e tubuar
Lëshojnë pika dhembëshurie
Ndërsa zogjtë
Të uritur dhe të çuditur
Do cicërojnë të habitur
Kërkojnë troshat në vendet e mësuara
Heshtur dritëzat e diellit do shkrepin mbi kala
Rrugët ende duke u pastruar
Do pyesin
Kush do pij kafen e hershme të mëngjesit…
E di nusja ime e dashur
Sytë do lotojnë duhani të shoqëroj
Futur në emocione të gjynjëzuara
Ofshamat më se të dhimbshme
Do të të mundojnë…
Por
Kalldërmat do presin
Lumbardhi do përmallohet
Shadërvani dashuria e pashuar
Këhtjella do kërkoj shikjimet
Ikona qytet nuk do haroj çiftin
Verbërisht të dashuruarit…
Nuse ke një emanet
Trego qytetit të zotnive
Perlës së kënaqësisë
Mbretëreshës mistreses princeshës
Kurrë nuk do e haroj…

tyran prizren spahiu
vargje poetike IV
poez..............

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet