>
LETERSISHQIP

Parajsë

Fshehur pas trëndafilave kuq e verdhë
Mbizotërojnë ngjyrat e palluas mbretëreshë
Më dehin nuancat aroma më josh
Gojëtharë mposhtem nga këto bukuroshe.

Renditur lëvizi pas orkideve
E kaltërta dhe verdha dorëzohen natyrës
Afër panda e ngadalshme sypatrembur
Përqafohet nga koloriti ambiental.

Mpihen ngjyrat në horizontin e largët
Mjegulla e lehtë shtrihet në pambarim
Vallëzon largësia shkrirë në qiell
Enden qiejve të thellësisë parajsë tokë.

Epshi i natyrës dhunohet nga ekstaza e burimit
Uji kristaltë i ftohtë rrëshkjet me shkëmbinjëve
Në pafundësi ngritet perdja e tejdukshme
Zbulohen të dashuruaritë në këtë bukuri të çmendur.

Rrethuar nga peisazhi i ëndrrave
Duart e buta enden në hijeshi
Fundosen klithmat lartë zogjtë sorollatem
Fuqia e diellit shtrihet nën mbretëreshën hënë.
vargje poetike VI