>
LETERSISHQIP

Pikat E Shiut

Veshur në të bardhë baronesha e natës
Përqafon gjysmë-erësirën kënaqësia e pangopur
Zbret shkallëve granit të përsosur
Hija e trupit reflektohet para kështjellës.

Pikat e freskëta të shiut shkëlqejnë
Nga flokët e lagur rrëshkjasin
Fytyrën e engjëllushes sa vjen e zbukuron
Brënda zjarri i fortë shkrinë.

Derdhen pikëzat muzgu i parë xhelozon
Në largësi ndëgjohet afshi i natyrës
Ecja e lehtë e vashëzës ëndrrat zbukuron
Është perla trup madhështia e krijesës.

Pranë pishinës pëllumbeshat notojnë
Puplat e bardha shkrihen në bukuri
Margaritares së natyrës sytë lotojnë
Në këtë lojë virgjër epshi më thirri.

Muzgu dorëzohet natës
Pëllumbeshat vazhdojnë ritualin e përkryer
Afrohet me puhizën e njomë era e fisnikërisë
Tretemi së bashku jepemi s’bashku ekstazës së shkëlqyer.
vargje poetike VI