>
LETERSISHQIP

Engjëjt Krahëlehtë

Rrethuar nga engjëjt
Krijesat hyjnore
Vallëzojnë pranë djepit
Foshnjes së posalindur
Ndihet
Freskia e ajrit
Pëshpëritjet
Ethet e pritjes
Papritmas
Buzëqeshja mbërthen
Djalin në djep
Foshnjën e bekuar
Mbretëron heshtja
Heshtja e stërzgjatur
Dhe ja ndodhi
Sërish
Buzëqeshja e foshnjes
Ekstaza dhomën mbulon
Ndëgjohet vetëm
Zëri hyjnor i butë foshnjor…
Engjëjt krahëlehtë
Ishin këtu afër nesh
Dridhja e ajrit
Lehtë qetazi heshtur
U larguan
Në agimin e pranverës…