Tyran Prizren Spahiu Poezi
Tyran Prizren Spahiu

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Nuk Urrej

Ulur në katin e pijetores
Dhëmbë-verdhi i djersitur
Sorrollatet si pallua e ditës
Nuk dua të urrej.

Zëri i neandertalit të mjerë
Mëton vëmendjen
Shikjimet më enden
Tentoj të mos urrej.

Ndjenjat më zbuten
Qetësia më ka mbërthyer
Sërish mëkatarët më ofrohen
Jam i huaj të urrej.

Dera e hapur ofron daljen
Endacakëve të ndërgjegjeve të gjorë
Krekosjet dhe merit enden
Jam mbi fjalën urrej.

Era dhunti na shpërblen
Në krahët e saj ajri pastrohet
Frymon kthjelltësi sytë shpërblehen
Urrej të urrej.

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0