>
LETERSISHQIP

Mbretëria Ime

Hedh vështrimin jo shumë larg
Shtrihet parajsa në tokë
E bukur modeste
Është mbretëria ime qëndisur në var.

Në këtë rrethinë madhështi
Lëvizjet nusja shkëlqejnë
Ofron qetësi dhe buzëqeshje
Thotë kam kënaqësi në mbretëri.

Rrezaton mirësi më shpërblen
Lumturi të ngrohtë çdo mëngjes
Freskia e saj më motivon
Në fletoret e pasura ndjenjat kujtohen.

Ofron dorën ate të ftesës
Në fatmirësi sërish dashurohem
Fjalët me butësi të rrallë
Ftojnë në kafen e verandës.

Po, kjo jetë në oazën e pasur
Mbretëron në rrethinën kështjellë
Ajri i epshit ndaj bukurisë
Gërshetohet në frymën e kënaqur.

tyran prizren spahiu
vargje poetike VI
aristok...