>
LETERSISHQIP

Parajsa E Poezisë

Krijuar gjthësia e përkryer
Frymon bukurinë edhe më tej e hijeshon
Mundohem të arrij epshin e fshehur
Madhështia më deh gjynjëzohem në fron.

Imagjinata gjeti portën e shtatë qiejve
Kafshuar nga tingujt e hapësirës ndëryjore
Përcjellur nga unazat e fluturakeve
Zërat heshtur shkrihen në pafundësi qiellore.

Nga thellësia pianoja thërret
Joshjen kozmike dashuria përqafon
Vargjet e poezisë i mirëpret
Epshi i ekstazës pafundësisht buron.

Ç’janë këto rreshta strofa hyjnor
Që jehojnë në gjithësinë poetik
Në fshehtësit e universit më skajor
Derdhen zërat mahnitës artistik.

I etur lundëroj përmasave marramendëse
Shoqëruar nga miliona yje
Pa u vonuar në shkëndijat vijuese
Bashkohemi simfonisë së ëndrrimtarëve.

tyran prizren spahiu
vargje poetike VI
kallDËRrma