>
LETERSISHQIP

Ura E Gurit

Terri në heshtje dorëzohet agimit
Pikat e fundit të vesës zhduken
Në atë bukuri lumbardhi vazhdon drejt përëndimit
Nga kjo lartësi buzëqesh Kalaja në refren.

Hap pas hapi qyteti freskohet
Qetësia merr formën e zhurmës
Ngjallet qarshia lulëzojnë malet
Esnafët kthehen në vende të punës.

Zbresim nga kjo kënaqësi
Rrethuar me qetësi dhe gjelbrim
Karapotoku lugina ngjyrësi
Freskon rininë me mallëngjim.

Frymon legjenda në mlinin pitoresk
Zogjtë shkrirë në natyrë shoqërojnë
Pranvera dërëzohet verës fisnike
Këtë shijojnë endacakët që dashurojnë.

Bunarfesti derdhet në ujin e kristaltë
Marashi përshëndet dëshmitarët Prizren
Tek ura e parë Arasta brohoritjet
Djemtë dhe vajzat janë në urën e gurit në Shadervan.

tyran pizren spahiu