>
LETERSISHQIP

Kafshata

Dielli i mëngjesit madhështor
Pa përtesë hynë në dhomë
I përgjumur afrohem dritares
Shikjoj zonjën e shtëpisë
Lotët pikojnë
Hingëllima në gjoks godet
Ç ’ke zonjë e dashura ime
Janë lotët e gëzimit apo të vajtimit…

Jo i dashuri im
Janë lotët e zhgënjimit dhe varfërisë
Kuleta ime murmurit e varfër
Ç ‘ të them fëmijëve për kafshatën e gjorë…

Nuse- e dashura ime e çiltër
Ja furra përball do sjelli bukë
Të ngrohtë bardhë …

E di - e di- por më beso
Nuk dua as unë lotët e tradhtisë
Kraharori më ofshanë
Grinden errësira dhe skamja
Kërkojnë ishullin me grurë
Të lutem kupto i dashuri im…