Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Trishtim

Arratisja

Zonja e ngrysur e zymtë në shpirtë
Në kotecin e lagësht frymon
Thellë ofshan kthen kokën e turpëruar
Veshur në lecka fëmijët engjuj lozin.

Porti detar veshur bardhë e purpurt
Aroma mistike aristokrate josh
Hamalli i ri asht dhe lëkurë
Ushqyesi i shtëpisë që ngarkon shkarkon.

Stomaku ulëron si ujqërit në hënën e plotë
Membrana e lukthit grisur si lëkura e tupanit
Shpirti i ftohtë i frikësuar nga ATA
Stepet në vend nga pangopësia hienë.

Rrugëton maleve ujërave të ndotura
Në natën e kufijve pa dritë
Mëngjesin e janarit u hapë porta e perëndimit
Atje në atë vend ku takohen jeta dhe mëshira.

Mbështjellur me lëkurë qengji bardhë e zi
Shikjoj gojën e uritur të koftorit
Ajri i ftohtë mjegullon xhamat
Fundoset besimi në shtratin e oqeanit.


Ata…ah…ata..dorëaftit
Nga goja e shfrenuar që rrjedh mjalt
Të uritur në kërkim të parreshtur
Shëndrisin si rruga e qumshtit të paetur e paepur.

Kurthi i përgaditur në zyrën e qiellit gërvishtës
Ka shtrirë kthetrat në minierën e pafund
Këtë vetëm edhe këtë ëndrra e këshillon
Pastaj velat e anijes së luksit të shtegtojnë.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.7 / Votuan:  3

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet