>
LETERSISHQIP

Zgjuar Janë...

Zgjuar janë kreshnikët malësorët
Lulëkuqet e bjeshkëve të larta
Zbritur kanë gumzhit qyteti gjaku vlon
Pritja e rënduar me shekuj tani godet.

Nëna kreshniku baresha dhe poeti
Dhënë besën kanë lartësive hyjnor
O sot o kurrë ndëgjohen burrat
Dridhet atdheu zgjuar janë shqiponjat.

Ata Atdheut tonë i dolën në pritë
Gënjeshtarët imbecilët urryerit tradhtarët
Veshur me mëri tretur në ironi
Rrogtarët lypsarët e zotërive ndjellakeqët.

Sytë bërë katër frika si lava vërshon
Në Dheun e huaj vdekur do jenë
Braktisni armët se Kushtrimi thërret
Mbushur me shqetësim paniku evoluon.

Matrapazët e djallit bulevardeve të shtrirë
Notojnë në pellgje frikacakët armik
Shtrati i lumit ngjyrosur në të kuqe
Rrjepur janë - dridhen jataganët mizor.

Mbledhur janë geg- tosk vllazëria
Vatrën e begatuar me djep dykrenarësh.
I thojnë Bukurisë Mëmëdhe Shqipëria.

NDËGJONI
Se si buqet e etur vatra e shtëpisë
Loz lojën e fundit të ujqërve
Nderi i Atdheut do vërsulet shpejt
Të ju shpiej jashtë juve të përbetuar
Juve armikun e shqiptarisë.

Bekuar ka Perëndia këtë popull lashtësi
Me urtësi trimëri dinjitet
Jehon shporruni o ju të marrë ardhacakët e grisur
Këmba e shqypes do ju gjykoj në përjetësi.

tyran prizren spahiu
vargje poetike VI
kalldrëma