>
LETERSISHQIP

Ambasador (Shëngjin 2015)

Shkrep dhuntia e të Madhit
Ç ’na ofron kjo bukuri
Mbresat dua të ruaj me xhelozi
E ngrohtë mirëseardhja në hotelin ambassador.

Shikjoj thua se më thotë
Je shumë i mirëseardhur Prizrenas i dashur
Shkruar ke lexojmë me ëndje të juaja poezitë
Jemi më shumë se mik i Shëngjinit.

Hirësia e Nderuar mosha juaj është histori
Lindur jeni nën yllin më fatlum
Parajsë kjo më emocionon më frymëzon
Asgjë nuk mund të njollos këtë dashuri.

Zgjuar jam heret të përqafoj lindjen
Ndëgjohen zërat e peshkatarëve
Përgaditur janë dita e rëndomtë i prêt
Mysafirët e shumtë presin duhet ushqyer familjen.