>
LETERSISHQIP

Prizren

Ti je arti që zgjonë shqisat e dashurisë
Pyetem zotëri kush të fali këtë bukuri
Thojnë je smerald magjistar virtyt
Ikona e lashtësisë mbreti i bujarisë.

Vërsulur janë qindra e qindra herë
Posa zbritën në prehrin tënd u dehën
Mposhtur nga qetësia magjepsëse
Dorëzohen kalorësitë misterit të fshehur.

Gëjëkyqur ngritet flamuri i bardhë
Rrethuar thojnë ndjenjat janë mpirë
Ç ‘ është kjo ç ‘ndodhë me ne
Jemi me vetëdishër të burgosur në këtë dhe.

Thyer fuqia dorëzuar është epshit antik
Emocionet gjetur kanë folenë
Përqafuar endemi lakmuar jemi
Muzgu na shikjon e tëra është magjike.

Vendosur të derdhem shijoj nektarin
Lëngun e ëmbël që përdornin sundimtarët
Më lejoni mbrojtësit e flakët të kështjellës
Të jem pjesë e juaja të dashuroj Prizrenin.
vargje poetike VII
jetëshkrimi burimor