>
LETERSISHQIP

Lindi Poeti

Të pamëshirmit
Rrezatonin helm tinzak
Kullonin ndyrësi
Stili euforik
Begatonte këta paranoikë.

Shpresdhënësitë e paedukuar
Shtireshin të arsimuar
Jeta me pisllëqe e ndërtuar
Përfundoi në varrin e shëmtuar.

...dritëza e penës...
Heshtur nga hija lulëzoi
Trupëgjatë krenar erdhi
Turmën në qetësi nderoi
U ngritën të përshëndesin këtë njeri.

Veshur me burrëri
Nderi virtyt
Lindi i prirë
Të shkruaj poezi.

Zhveshi shumë shpejtë
Orgjitë e së kaluarës
Urrejtjes i tha djajt
Tradhëtarve gjakpirës.

Lehtë buzëqeshur fitoi nderim
Kolltukun në krye të oxhakit
Solli frymë epshi zotërim
Tha shkronjave do kthehen madhështitë.

Rrjedhin kohërat përqafuar
Fisnikët dhe bujareshat poet
Enden largësirave vargjet e shkruara
Rrethuar nga njerëz të vërtetë.

tyran prizren spahiu
vargje poetike VII
kalldrëma