A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Trimërie

Dëshmorit

(kushtuar dëshmorit Feriz Susuri)

Në atë pritë tek ura e pranverës
Mbylli sytë djaloshi në rini
Sheh hijen që rrëshkjet tek lapidari
Kujtojmë çdo vjet të rënin e lirisë.

Ndalur është koha e kujtimeve
Ndjenjat e ngrohta më sulmojnë
Në ajër notojnë zërat e nxënësve
Respekt i pamatur mbretëron.

Fjalët këto derdhin dritë
Në ngjarjen e besës dhe besnikërisë
Vendosur ec rrugës së gjarpëruar të malit
Ushtari shtegton drejt hienave të natës.

Krismat e vdekjes larg u ndëgjuan
Shiu u ndal gjakun për të mos shpërlarë
Pëshpëriti fjalët e fundit më vranë
Cicërimat e zogjëve u ndalën papandehur.

Rrënjët e pemës tani frute të kuqe kanë
Pa i mbushur tridhjetatë u bë martir
Mbledhur sot në atë vend u takuan
Shokët e luftës dëshmorin për të kujtuar.

tyran prizren spahiu
27.10.2015 në ora 23.00.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019