>
LETERSISHQIP

14.12.2015

Arsimi i urtë turpëruar zbriti poshtë shkallëve
Ndjekur nga shëndeti i ligë i shëmtuar
Zhyten paralel në fundërrina të shoqërisë
Përcjellur nga kuvendarët që vrapojnë pas etheve.

Shikjon Fishta aspak nuk është i çuditur
Zhgënjyer thotë le ta dijë bota e mbarë ...
I madh ky ndryshim dukshëm shumë metamorfozë
Shtegtojnë fjalët ndalemi ç’ndodhi o ju të mjerë.

Bashkëkohasi Faiku tani Domenik Konica
Tej oqeanit lundëron i këputur nga dashuria
Thojnë njeri me kulturë të lartë në Amerikë
Pohon sa poshtërsi e marrëzi dhe krime janë bërë...

Numrojmë kohën ditët vitet shekujt presim
Do tokëzohet apo derdhet në pafundësinë hapësirë
Në pritje është atdheu populli ata inkurajon
Urtësinë dhe mençurinë duke ardhur shohim.

Gjakosur shumë humbur janë vendet Liburn Dalmat te largët
Loti pandërprerë si shigjeta paralajmëron rrezik
Duhet mbledhur burrat të udhëheqin vallen-gajde
Sot shpresojmë të lundërojmë në shtetësisë e qetë.