>
LETERSISHQIP

Agim, Për Ty Buron Poezia

Fytyrë bujar, i vendosur, armatosur mirë
Në mes të turmës, atëbotë tetëdhjetë e një
Troket dera e lirisë, këtë Agimi e dinë
Mbështjellur është, thotë..na pret e gjatë dimër.

Luftuar duhet, ngritë kokën në lartësi
Hapur janë shtigjet, do rreshtohem aty
Vend ku ndëgjohen krismat, për të bukurën mëmëdhe
Aty më ke, atdheu im kuqezi.

Arrestuar, derdhi rininë
Kohërat e vështira, dërguan në mërgim
Në tokën e vlerave, punoi atdhetari
Për të u kthyer në vatër, bashkuar me Drenicën.

Bërthamë e lëvizjes, sfidoi plumbat
Rrethuar me shokët, atë ditë të bukur vere
Mbërtheu zymtësia, freskia nisi vajin
Gjaku u derdh, ai i Agimit.

Në lartësitë e qiellit, tek engjëjt krahëlehtë
Heshtur qëndron, buz[qeshur ngrohtë
Mëmëdheu Kosovë, frymon nder
Dinë..shkruhen poshtë poezitë, kushtuar dëshmorit.