>
LETERSISHQIP

Racë Ariane

Në Kullën e Dijetarëve,
lart mbi Olimpin mileniumësh,
marshojnë në qetësinë e kohës,
mbretëresha e legjendave,
Lidhje kjo e pamposhtur,
e tolerancës Ariane.

Këmbanat janë, Ezani që thërret,
ritual ky i shenjtë , që na bashkon,
në Alpe, detet ndëgjohen,
deri në fillim ke Lidhja e Besës.

Albani prirë nga Dardani,
farkëtarët e lashtësisë,
me jelekë, xhamadan festiv të veshur,
ecin krenar Burrat e Dheut,
këmisha e gjatë me përparje,
stolisë kulturën e Zonjës së Bekuar,

Shtatorja e kohës perëndesha e racës,
burojnë në damarët e pastër Pellazg,
sfiduar nga stuhitë, tinzakët e egër,
sulmuar me shekuj, ballë bërë kanë,
SOT,
rrezatojnë fuqi tej imagjinatës së njeriut.

Bashkuar me të pashkruarën Shenjtëri,
ngjitur jetësojnë me njeri-tjetrin ,
njerëzore fuqi kurrë nuk do i mposhtë,
racë këtë botëror, të pastër Ariane.