Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Kafehane

Këndshëm, e vogël, sfidon shoqërinë,
pesë tavolina gotike janë që freskojnë,
gëzimi, ulur janë bohemët në të fundit,
marshojnë fjalët, kënaqësi që mbulon hapësirën.

Katër tavolina tjerë, heshtur qëndrojnë,
në çdonjerën nga një poet, kokëulur lexon,
janë mendimtarët që humbur kanë ndjesinë,
qenit të bashkuar sinqerisht, shpirti u mungon!

Në të parën,
është poeti, ëndrra e humbur në jete,
nisur shtigjeve që shpiejnë në udhëkryq,
terri i errësirës së thellë mbuluar e ka...
gjurmët e freskët i janë fundosur në baltë,

Vazhdon lojë kjo, rastësi është thojnë,
futur në fletë, gjysmë të zbrazët,
penda e thyer, ngjyrosur ka gishtat,
pohon, janë vargjet poetike që sundojnë,

E di,
vetëdija gëlqerosur më është,
mbuluar jam nga mëkatet e shumtë,
qenit i dobët, me fisnikëri të sakatosur,
jetëson qenia ime poet me pak miq në jetë.

Drejtohem Madam shpresë, që më mban të gjallë,
pa hile, buzëqeshur, tregoj çka presë nga kjo botë,
të lutem, më udhëzo mirësi që frymon e palëkundur,
të gjej portin e qetësisë mes poetëve jo të rrallë.

POR,
pa sukses jam, qëllimi fisnik ka dështuar,
penëdashësit enden të hutuar, mëria vazhdon,
vend ky, ku prehen xhelozët e poezisë.
largohem nga kafehanja sërish i vetmuar...

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim