>
LETERSISHQIP

Kushtuar Shkëmbit Ukshin Hoti

Kushtuar SHKËMBIT
UKSHIN HOTI

Ardhur në jetë nga gjiri i fisnikërsisë
veshur me vlerë të Lartë Kombëtar,
Bëri luftë në errësirën e kazamateve
beteja të shumtë në dritën e diellit.
PROFESOR
I yti JO, çarmatosi uniformën e padrejtësisë
I etur para jetës
zgjodhe të ndërton Shtëpinë e Pavarësisë,
por,
e zgjatur dorë e mendjes së mesjetës
gjetur ka 'argatë' në Trollin Shqipfolës
të dënuan, gjykuan, me zinxhir të lidhën
të ç'rrënjosin donin
të Lashtësisë Shkëmbin...
Jo, or ju JO,
gurëzit e zinjë, mallkuar nga vet Perëndia,
KURRË nuk do keni shkulur Shkëmbin e Pellazgut
aty është, do rrojë deri në Apokalipsë
Burrëria e Shkëmbit të Madhit Ukshin.
Zhdukur e keni, por KURRË të harruar,
vazhdon Hija e Tij të ngrohë atdheun
jetëgjatësia prore do jetoj…
Ne,
hedhim shkronjat Shkëmbin të lartësojmë
amanetin e Tij të jetësojmë
…ju,
gabuar keni shumë,
flakadani nuk shuhet me urrejtje
as me tortura ç'njerëzore…
Ai
do jeton në breza Politika Filozofike e Çështjes Shqiptare
për Shkëmbin
ne, Poetët Shqiptarë
ndërtuar ju kemi
Aureolën e Përjetësisë...
Tyran Prizren Spahiu