>
LETERSISHQIP

Kushtuar Popullit Atdheu

Kuvend, më lejo të takoj lashtësinë,
përqafoj gjurmët e mvetësisë,
dashuroj të kaluarën dhe shenjtërinë,
frymoj të sotmen madhështinë.

Qetësia e Juaj, heshtur pasuron,
rrjedhë burrëria, fjala e dhënë,
mbështetur nga miqtë sërish frymon,
vlon në brëndësi, feston lirinë.

Gjindur shpeshë, në vorbullën e historisë,
shkelur, por kurrë e gjynjëzuar,
buron krenaria epike e çiltërsisë,
e shtrenjta atdhe, shumë je munduar.

Sulmuar të kanë, djegur dhunuar,
deportime histerike masive duruar ke,
thirri kushtrimi, forcë e trashëguar,
kuqezinjtë rrjepën qiellin me forcë biblike.

Mbret atdhe, rritur ke skiftera dhe shqiponja,
që shpartallojnë qiejt, lartësitë marramendëse,
syqelë, i përkrahur, nga mbarë njerëzia,
mburet historia, me pastërtinë e ndërgjegjes.