>
LETERSISHQIP

Jam Gabim?

...dita ditës Hiroshima ndodh
djegin shtypin, analistët e shumtë,
hutuar nuk jam
besova aspak , mendimeve të tillë !

Dëgjues i mirë, unë nuk isha
gërmova shtigjet, kurthet i pajisa,
hodha shkjimin, kërkova logjikë
mes tytave të shkronjave, erdha në përfundim !

...njeriu i rëndomtë
vështirë ka të besoj
mendimet e tyre të ngushta, njëkahësh
rrjedhin në media trularësit
ahengje pandërprerë organizojnë !!

Mijëra oficerë bindur kanë
analistët, dhunuesit e ekranit,
SOT, vetëm disa të hamendur janë!

Ekrani trajton mundimet e shtatzënisë
barrë e rëndë për meshkujt medial
që lindjen ndier kurrë nuk e kanë!

Bashkëbisedojnë fytyrat tërë ditor
janë të aftë mendojnë, idhtarë të fjalës së zjarrtë
pispillosur
me fjalor uniformë të gjysmë pasuruar
përdhunuara shkronjat hedhin
hëpërhë
përpjekjet arrijnë kulmin
mjetet e paguara shembin logjikën,
por një ditë
me ndërgjegje do takohen
të simulimeve bajraktarët
shumë shpejtë, ndoshta edhe nesër
harruar, kurrë të përmendur nuk do jenë!!!

Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike X
Bohemi