Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Shkollën

Libër

Janë erërat, ato të mosdijes,
thurrur na kanë si merimangë,
qëmoti, vatrat e ndezura të arsimit,
ndeshur janë më shkronjat e dijes.

Ç’u bë me pasardhësit e Sotirit, me Logorecin?
Dashurinë ndaj alfabetit, historinë e shkruar,
të lavdishme beteja, rrënjë të edukatës,
frymëzimin e ndërgjegjes, të bukurës libër.

Vetit e bukura, gjendjen madhështore shpirtërore,
edukatën Pellazge, lartësinë e folesë,
estetikën, përvetësimin e njohurive,
do gjejmë ku? Në lapsin e thyer!!

Në atë botë amorali, ku e keqja është ndjekur,
notojmë pas prapësisë, në kuloaret e errësirës,
takohemi me numra, emra të pashkruar,
prore të shkelur, si punëtor krahu i botës.

Lartë mbaje vargjet, thesarin e gjuhës,
ngjitu mbretërisë në fron, në vendin e merituar,
në vallen e urtësisë, me njerëz udhëheqës,
larg, sa më larg të qenit hamall i ndyrë.

Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike VIII
Kështrjella e poezisë


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5



teksteshqip.com © 2007 - 2017