>
LETERSISHQIP

Si Nuk Sheh Syri Këto Krijesa!

Unë, të shkruaj vështirë kam shumë,
rrënqethem, më mungojnë lotët,
tharë është jeta, miqësia ngulfatet
besomëni, në ndërgjegje i rrahur ndihem,

Çdo ditë shoh, janë në qytet ,
strukur, shtrirë në rrugë, enden,
djaloshi pa i mbushur tetë, bukë kërkon,
edhe sot në shi, ai ngrënë duhet .

Kafshova buzën, ofrohem japi dorën
më shikjon, shoh i hutuar është,
eja eja, zëbut i them djaloshit
uritur je, apo ? Eja në gjelltoren tonë.

Më theri në shpirt shikjimi i frikësuar ,
kujdes ka, të përlotuar jan sytë,
nuk di, nga mjegulla apo shiu,shoh dridhet,
gëlbazën përtyp, kërkesa është aprovuar.

Kurajo japi, mos u frikëso, dua të të ushqej !
të ndiesh botën e njerëzve të ngopur ,
ke veshmbathja në kënd, për të të veshur,
dimri është afër, ke për nxehtësi nevojë.

Frikësuar...babai larguar është, kurrë parë nuk e kam,
nëna ndërroi jetë, tash e sa kohë,
me motrën, ke rrapi është, ndezur ka zjarrë,
jetojmë bashkë në nënçati, aty kemi një dhomë.

Shko merre motrën, eja në dyqanin e veshmbathjesë,
ftohti mbretëron, nevojë keni për çizme,
pastaj vejmë në dyqan me ngrohtore
mbushur duhet gjakun,keni nevojë për kujdes.

Nga larg ndëgjohen kolliturit,
vashëza ende pa i mbushur dhjetë,
doja që sytë të më gënjejnë miqtë,
ndiej kurrë më, skenë të llahtarshëm këtë.

P.S.
Cdo shkronje ngulitur thelle ne shpirtim tim eshte!