Tema: Poezi Për Kosovën

Kosovë

Ndëgjo, Bekuara Kosovë
vajtimin tim,
di
gjoksi më gjëmon
fuqia dorëzohet drithërimave.

I lodhur nuk jam nga dashuria
por zhgënjyer shumë,
endesh në kohë kokëulur
po, je e frustuar
mëria, nga Ty ndëgjohet

Besom, do kalon edhe kjo,
fisnike, ndjenjat lëvizin!
Shpresoj fort, tërë kjo amulli,
kurrë të mos kthehet
gjendja e rënduar
betohem, unë i thjeshtë një njeri,
mos u largo, të lutem më shikjo!

Merituar kam nderin qytetar
mishëruar në Ty,
tek ti shijova atdheu im
historinë, flakën, burimin e virgjërisë,
sot,
unë jam vërtet pakëz krenar.

Jetësojme bark trazuar
sorollatemi në varfëri,
qëndron nën këmbët
pasuria e dhuruar nga i Madhi

Sigurt jam
do na lejon ëndrrat të jetësohen,
të të përqafoj muzgjeve
lindjen dhe gdhirën e ditës
të gëzohemi bashkë jetës.

Premtoj!
Unë dhe Ti do mbretërojmë me kohën.

Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike X
Bohemi

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  5