>
LETERSISHQIP

Dashuroj

Figurat magjike stilistike
Komponuar në shkronja të arta
Rimën metaforën princeshë
Mishëruar në vargje poetike.

Baladatë elegjitë lirikën
Ndjesa e pamposhtur e dashurisë
Rrugëtojnë kanaleve të gjakut
Jehojnë gërshetuar në etikën.

Poezia lirike me melodi të imagjinuar
Jeton e vetmuar në dëshirë të sinqertë
Përcjellur nga lira e akorduar
Derdhen lumenjëve të shfrenuar.

Epika më robëron ndiej mallëngjim
Lindur tek burrat e mëmëdheut
Xhamadani plisi tirqi
Zgjojnë malet kreshtat ringjallin.

Fillimi ndodhë rrjedhin ngjarjet
Në poezinë tragji-komedi
Përfundimi madhështor më se zbukurues
Shtjellojnë lumturinë që nuk rrëshkjet.