>
LETERSISHQIP

Mik I Vitit 1992

Urdhëro dorën e miqësisë
fjalë që nuk të ngushtojnë
vuan e di
i lodhur je nga 'njerëzit''!

eh... mik i dashur
kohë e zullumqarëve është
kuptoj
kthen kokën ajër kërkon!
të lutem,
më shikjo, thuaj diç
kjoftë edhe gabim
premtim nuk dua, vetëm miqësi.

Edhe unë
i vetmuar jam, shumë nuk kam
kafe, duhan, për poezi bisedë
do të të shoqëroj kjoftë edhe në varfëri
jam me ty mik, unë shumë nuk kërkoj!

Zhgënjyer nga jeta je, atdheu të anashkalon
pret trenin e fundit, ate të mirësisë
ka kohë që është larguar besimi
vetëm ne, kjo vatër na mbanë,
largohesh, do doja të më shikjojsh
në sytë e ty të depërtoj
di, aty do hasi në humnerë
por mik, bashkë do zhytemi në atë tmerrr,
jo jo, vetëm nuk të lë
kjofshë edhe i fundit udhëtar
nëntëdhjeta vitet, nuk na mposhtën
odiseada e 'humbësve' nuk do na ndajë!

Don të shtegton në të panjohurën vend
atje ku askush nuk të njeh
qetësi, butësi, mbështetje të fortë do gjen
por i huaj do jeshë, prore ardhacak!
Eja në fole, aty ke vatrën
flasin bukur, i popullit është
nesër
do prehemi në të bekuarën vend
ku bukës i thojnë bukë, ujit ujë
mik eja deri në fund
unë dhe ti bashkë të shtegtojmë!

Tyran Prizren Spahiu
Bohemi