>
LETERSISHQIP

Pashko Vasa

Mirditasi në konsullatën britanik,
Poliglot shpirt, kryengritës, shkrimtar,
Jetëshkurtër, Venediku dorëzohet,
Largohet në Stamboll nga pushteti Austriak.

Mbajtur ka pozita të larta shtetërore,
Intelektual i shquar i çështjes së shenjtë kombëtare,
Flaktë dashuria për atdheun,
Do mbijetojë kohërat, në Moj Shqypni e Mjerë.

Albanus, Albano, Bardha e Qytetit,
Roman për nusen e Shkodrës,
Gjaknxehtë, Luli malësor i betejave,
Verbëruar nga dashuria në rrugën e Temalit.

Pyet atdheun, Shqypni më thuaj si je?
Kush të ka qitë me krye në hi?
Rol kyç i penës së kristaltë,
Do jetoj gjatë, periudhat të tejkaloj.

Vargjet që ndriçojnë edhe yjet,
Madhështinë e idesë së përkryer,
Ditur mjaftë mirë, shpirtin Ilir,
Këmbëngulës në NESËR, të shtegtojnë shqiptarët.

Tyran Prizren Spahiu
IKONË