A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shkollën

Lasgush Poradeci

LASGUSH PORADECI
LLAZAR SOTIR GUSHO


Ndien luftën e ashpër nën lëkurë,
Pakryer shkollën u kthye në mëmëdhe,
Pogradeci qytet buzëqeshur mirëpret,
Llazarin, djalosh në kraharor i përmalluar.

Luftë për dije troket në Athinë,
Vazhdon të vijoj mësimet në Liceun francez,
Lagështia rinore ngadalë përqafon,
Në sanatoriumin Sotira, dy vjet robëron.

Dallgët e jetës përplasin në Bukuresht,
I etur si shkretëtira mposht studimet,
Lidhur me lëvizjen atdhetare shqiptare,
Gjen miqësi të shëndosh tek Asdreni shtatlartë.


Studimet ofrohen nga dijetari Fan,
Dallohet me zell, përqafon diturinë,
Romantiku i letërsisë lirikë i fortë,
Me ndjesi të pashoq Shqipërisë këndon.

Vallëzimi i trupave qiellor, zbret në letër,
Poemat kujtojnë, përkthimet për Sokratin e Çollakun,
Vallja e yjeve zë vend në raftet shqipe,
Begat është jeta e të shquarit Sotir.

Tyran Prizren Spahiu

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019