Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Vitin e Ri

Unë Sonte!

Më lejoni
trazuarin shpirt të dehi
të arta rreze të përqafoj!

Shoh, nën dritare timin
ulur mbi shkëmbin e ftohtë të mesnatës
rrëmbyer ka varfëria plakun e braktisur
tymos qibukun e trashëguar
valët e tymit, janë të vetmit shoqërues
sonte, aty, unë dua të ngrej dollinë!

Më duhet të thërras
gjakun, mishin tim, pasardhësit
bashkërisht
festën plakut të urojmë
ehh..di
jetë kjo moment në hapësirë është!

Pyetem
vallë, ka dikend ky burrë
drejtë të pyes nuk kam
unë
i pasur me fëmijë jam
sërish. sërish lutem
nip-mbesat
të na begatojnë sonte, ahengun mesnatë.

Ja
erdhën, ulur pranë meje, afër shtetit Arbnor
i gjorë pushtet është
rininë ka dhënë
eh
plis-bardhit lot pikon
mauzoleum ky, i vetmi vend
me të, natën e Vitit të Ri, unë, dua të kaloj!

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  17


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet