>
LETERSISHQIP

I Dashur, Bekuar, Hyjnor

I dashur, bekuar, hyjnor
pët Ty
lutje, në mbar-botën kërkoj
mos më pyet PSE?
Të coptuan, ndrydhën
i varfër të pagëzuan!

Zëri im frikësuar sërish pyet
drejtësinë time pse arrestove?
Kërkon nga unë besnikëri
jo, jo,
bajrekatar unë nuk jam!

Në ty betuar jam unë
i thjeshtë një njeri
gdhendur je sytë e mi
unë, me zemër të shohë.

Ne skenë drama deh
ditë D përjetuar ke shumë
leckosur mezi frymon
i imi,të dua, i Shenjti Atdhe!