>
LETERSISHQIP

Do Doja!

Fror, 17

Jam në shtrëngatë
errësirë, xhelozi
armiqësi, djallëzi, urrejtje
përçarje, shpirtligësi, mllefi, mallkim
uroj, të përfundojnë këtë moment!

Në Mbretërinë e Shqiptarëve
Nderin, Besën, Pragun, Burrërin
kurrë të mos e përdhosni
ju të paditur, armiqtë e Shqipeve.

Jam edhe unë, që do doja
të miqësisë dorën,
fjalë të butë, sinqertë
të ndiej dashuri, të sinqertën buzëqeshje.

Ëndrroj
të endemi në jetë këtë të shkurtë
besnikëri ndaj atdheut të shprehim
shpalosim dashurinë vëllazëror
mik/e unë këtë dua të shijoj.

Ju lutem
ejani në botën e bukur
si një trup të gëzojmë
respektin, nderin, bujarinë
fisnikërin, madhështinë, bekimin,
modestinë, thjeshtësinë, dashurinë, bukën
mikëpritjen e shenjtë
bashkuar në ate shpirtëror të ndajmë

Fjalët e pendimit
armatosur me durim atëror
duhet të rrëfeheni
për të bërat e xhindosur
jeta nuk pret
doemos duhet kërkuar mëshirë nga i Madhi Zot!

pendohu, pendohu, pendohu...