Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Mësuesit


Veterane

Përkushtuar leximit klasik
Jeta e saj e pasur
Shpirtërore dhe intelektuale
Gradojnë këtë veterane.

Zhytur në botën e librave
Dhe TV së magjike
Janë kënaqësia e pamposhtur
E Zonjës Veterane.

Qëndrimi i saj i palëkundur
Refuzimi i ndërhyrjeve
Forca e vullnetit
Janë energjia pozitive.

Në shoqëri me fëmijët
Zonja e bekuar veterane
Është e butë dhe e afërt
Tejet emocionale.

Dëgjon me shumë vëmendje
Mjaft durim
Pastaj pasojnë pyetjet
Me shumë kureshtje.

Udhëzimet dhe këshillat
Janë domethënëse
Me siguri
Shumë të dobishme.

Përcjellë fëmijët deri te dera
I përkëdhel dhe përqafon
Fjalët e saja me zë të butë
Urojnë të mira.

Përsëri ajo futet
Në kështjellën e vet
Asgjë nuk guxon
Ta lëkund orarin e saj.

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

- U dërgua nga Tyran Prizren Spahiu -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim