>
LETERSISHQIP

Kushtrimi I Poetit

Ngrituni, shfletoni shkronjat e shenjtë
në vendtakim udhëzime do gjeni,
minierë kjo, shumë e hapur
fton rininë e humbur,
jeni ideali, shpresa e shoqërisë
virtyti më sublim i krenarisë,
në ju, gërshetuar janë ëndrrat
që duhet mishëruar në realitet,
gjetur do keni, fjalët e poetit
ato, të ndërgjegjes së kombit,
thurur është aty, dashuria atërore
flaktë, kjo ndjenjë e vargjeve,
të zjarrtë janë strofat
qëndisur me shumë sinqeritet,
shpier do jeni si margaritarë
tej bjeshkëve të Sharrit gjer në Lidhje, Vlorë, Krujë të Kastriotit.

Vargje poetike
All rights reserved