A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shkollën

George Gordon Byron

Orët e ngesës, kryevepër art lirik,
Penëashpër goditi rëndë poetët,
Kohë kjo kur lindi Child Harrold,
Pranuar ka vet, bukurinë vet-kritik.

Sarajet e Tepelenës, mburren me vizitë,
Ditari në vargje, ndjekur me kureshtje,
Atë mëngjes të ftohtë dimri,
Lindi emri Byron, mik i shqiptarit.

Rimë, fortë deh dhe vet kohën,
Përshëndetur nga Shqipëria, burojnë vargjet,
Veshur me kostum tradicional,
Bukur shumë në dorë mban jataganin.

Errësirë është, vuan shpirti për muzikë,
Nën tingujt e harfës gjunjëzohet vashëzës,
Thotë...pakëz nëse ka lot të mbetur,
Zemërthyer pret mistresen para se të largohet.

Vjersha e fundit, në moshën tridhjetë e shtatë,
Kërkon qetësi të heshtur, dashuri
Zjarri në kraharor ende djeg,
Dëshiron kurorë epshi, kurrsesi jo zinxhir të flakët.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga Tyran Prizren Spahiu -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019