Tema: Poezi Për Kosovën
Kosovës...
Nëntëdhjetatë
kohë e artë e mërgimit
atëbotë kufijt nuk ekzistonin
rrjedhnin lumenjtë e njerëzve
kërkonin qetësinë e shpirtit.
Unë, vërtet mohikan
shpinën nuk ta ktheva
shtërngata të shumtë durova
kohën e spastrimik etnik
stuhitë
besoja në ty, ndejta kokëlartë
atdheu im, pangopura Kosovë.
Më lejo të të pyes
pse sot je stolisur me shëndetësin e qelqtë
arsimin që pikon lot
maestrot që lindin ligje gjynjëzuese
pranoj
unë vështirë frymoj
rrëmbyer jam, izoluar me vetmin.
Të them i mashtruar jam
vërtet nuk mundem
dëgjo
krahërorin tim
i ngushtë, sinqertë, i moshuar
i përulur, betohem
unë pasurohem kur përmendet emri yt, Kosovë!
- poezi nga Tyran Prizren Spahiu
- U dërgua nga Tyran Prizren Spahiu -
Më shumë nga Tyran Prizren Spahiu
Komente mbi këtë krijim
{{uname}}