>
LETERSISHQIP

..I Thojnë Shqiptar

I vogël komb është, ballkanin do sundon
lashtësi që kujton gadishullin
me kësulë, pagëzuar plis
unikat në botë është
armatosur, me fjalën e dhënë besa
tipar të kreshnikëve shqiptarë,
dëgjuar duhesh
që nga mesjeta këndojnë rapsodët
këngë epike për lavdi të heronjëve
Ilir i thojnë, trashëgimi ka burrërin
nga i Madhi dhuruar zgjuarësinë
trimërinë mileniumësh posedon,
netëve të gjata dimri, ngricat kur trokasin
ofron dorën, mirësi uron,
Pellazg është
thjeshtë njeri, me bujari i armatosur
tipare të fisnikërisë frymëzon
xhamadani i qëndisur, bërë nga shajaku
sandalet e lëkurës, me gjalma leshi
në brez qëndron jatagani,
Ai, është or burrë
kur zbret alpeve, tej maleve lahuta dëgjohet
shpatull-gjërë, fjalëpak i vendosur
është malësori kurrë i nënshtruar
denbabaden kryengritës Shqiptar
gjuhë të veçantë europian
doke- zakone shekujsh
paqen përqafon, armikut PO, kurrë nuk i thotë...
Vargje poetike
POETI.