>
LETERSISHQIP

Heu Kosovë

...heu Kosovë, heu mbretëria që frymëzon
pastron shpirtin e mëkatarit
qëndis jetën e shqiptarit
krahëhapur mirëpret udhëtarët e botës
kosovë
në ty betohemi
skllavërohemi për mirëqenien tënde
fjalën e nderit të japi
kurrë nuk do të dorëzojmë lëkundjeve ballkanike
TI
himn i shpirtit tim, kushtetutë e njeriut
atdheu i dashur
me ty ëndrrat jetësohen
je domethënia e maturisë, qëndresës, olimp i jetës
art i perkryer i natyrës
je vet piedestali i dashurisë që në krahërorin tim frymon.

vargje poetike XV
Buron