Tema: Poezi Për Trishtim

Ndodhi 26.11.2019

Dridhi tërë gadishulin
edhe më fort u godit Kombi i Shqiponjës
vëllezërit e besës i zuri në gjumë
rrënoja, lotë, kërkim të personave nën gërmadha vazhdon
ngritur janë gjithandej
dorën e ndihmesës ofrojnë
shqipfolësit derdhin të fundit atom
në kohë të vështira Solidariteti Shqiptar Frymon.
*
O Sot ose Kurrë ballë do bëjmë
edhe më fuqishëm bashkimin shpirtëror do ushqejmë
porta e zemërgjërësisë do jehon
Shqipnjë, strehë prore keni në zemrat tonë.
*
Dardanët nisur kanë kolonat e ndihmës së parë
qeveritë bashkërenditin hapat përkrahës
mërgimtarët kuvendojnë në klubet e kombit
vetëm nuk jeni gjak i yni, bashkë do ndajmë dhimbjen.
*
Me ju jemi, gjithmonë do rezistojmë
furtunave, stuhive, tërmeteve do na keni pranë
bashkuar do lutemi, kërkojmë ndihmë
rrënimet edhe më bukur do ndërtojmë.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga Tyran Prizren Spahiu -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1